Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
www.bord.gazetakritika.net / Historia dhe Tradita! / Dita e Bashkimit tė Italisė dhe revolucioni i mbetur nė mes
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 15 Mars 2011 15:30 - Modifikuar nga: Arjan Kallco


Historia botėrore e marrė edhe e veēantė pėr ēdo shtet ka dy karakteristika pa tė cilat asnjė histori nuk do tė konceptohej dhe aq mė shumė studiohej, interpretohej dhe gjykohej.
E para ėshtė dialektika e zhvillimeve tė brendshme si dhe faktori i jashtėm.
E dyta individi dhe masa dhe roli i tyre i padiskutuar.
Tek e para mjafton tė shohim vetėm zhvillmet shqiptare tė pasviteve '90 pėr ta studiuar, interpretuar dhe gjykuar nė tė gjithė gjerėsinė e vet dhe jo copėza tė shkėputura nga e gjitha ose historinė e Lindjes ku bėnim pjesė edhe ne dhe ndryshimet qė ndodhėn nė ēdo vend. Tek e dyta do tė veēonim rolin e individit nė shoqėri, individ qė mė pas transformohet, tjetėrsohet, hynizohet, kthehet nė kult dhe mė pas nė diktator dhe masat e gjera tė popullsisė qė janė faktori vendimtar i ēdo ndryshimi, edhe pse historia flet mė pas se kanė qėnė mė tė zhgėnjyerat pas ēdo revolucioni. Mendoj se historia e Perėndimit ėshtė historia e revolucioneve tė mbetur nė mes, tė tradhėtuar dhe dhunuar nga kėta individė qė mė pas nė shumė
raste dolėn jashtė natyrės njerėzore dhe idealet qė u pėrpoqėn t'i bėnin kombėtare, i mbytėn qė nė lindje. Por megjithatė historia vazhdon tė pasurohet me ngjarje herė progresive, herė regresive. Koha tregon mė pas se ēfarė tė re solli ngjarja dhe ēfarė arritje pati.
Edhe historia e Italisė nuk mund t'i shpėtonte karakteristikave qė pėrmendėm mė lart duke parė rolin e madh tė popullit italian dhe tė disa prej figurave kryesore tė Bashkimit : Garibaldi, Macini dhe konti Kavur. Garibaldi pati kurajon qė t'i shkonte deri nė fund nismės sė vet duke arritur tė hidhte themelet e njė shteti tė vetėm dhe tė bashkuar, pėr tė cilin kemi shkruar edhe nė njė artikull tjetėr.
Macini dhe Kavuri ishin dy figura kryesore tė Rilindjes italiane qė dallonin si fillim tek parimet e filozofisė sė tyre pėr vendin. Macini ishte revolucionar, mendimtar i lirė, republikan dhe shikonte tek lufta pėr liri dhe bashkim forcėn e popullit tė vet. Idetė e tij reflektonin tek komunat, krahinat me autonomitė e veta lokale duke bashkuar edhe Romėn me gjithė Italinė, njė revolucion i vėrtetė i tė gjithėve. Por njė figurė e tillė shihej me dyshim dhe si konspirator nga kundėrshtarėt qė nuk ngurruan ta dėnonin me vdekje, edhe pse nuk pati asnjė pėrvojė tė vėrtetė nė politikė. Kavuri ishte monarkist, reaksionar, pėr njė bashkim jo me revolucion, por spontan, kur tė piqeshin kushtet dhe kur tė vinte momenti, pas njė pėrgatitje shpirtėrore
tė popullit, pėr njė shtet tė vetėm kur tė mos ekzistoni mė dallimet krahinore. Militoi gjatė nė rradhėt e politikės duke marrė edhe detyra ministrore deri dhe kryeministėr i vendit.
Sot mbushen plot 150 vjet nga dita e 17 marsit 1861, kur fqinji ynė arriti njė nga fitoret mė tė mėdha nė historinė e vet kombėtare, njė nga aspiratat e mbarė italianėve pėr njė vend tė bashkuar nėn njė flamur tė vetėm tringjyrėsh. Qė Italia tė prekte nga afėr kėtė realitet i duhej tė merrte nė konsideratė problematikėn e shumtė tė vendit, i ndarė nė mbretėri, ndikimin e fuqive tė mėdha mbi to si dhe gjendjen e popullsisė nė vend. Jemi nė vitin 1860 kur Italia konsiderohej si njė shprehje gjeografike, pasi qė nga Mesjeta ishte vend i ndarė, nė shumė shtete me tradita, ligje, monedha tė ndryshme. Torinoja ishte mė e ngjashme me
Parisin apo Londrėn sesa me Napolin dhe Palermon. Sipas njė historiani napoletan, patriotizmi i italianėve i ngjante atij tė Greqisė sė lashtė : dashuri pėr njė qytet tė vetėm sesa pėr njė komb tė pėrbashkėt.
Nė shekuj Italia u shndėrrua nė njė fushė beteje tė rivaliteteve dhe interesave tė fuqive tė mėdha europiane. Nė jug Napoli qeverisej nga Borbonėt nė mbretėrinė me tė njėjtin emėr dhe nė Siēili, Mbretėria e dy Siēilive gjendej nė njė krizė tė thellė si rezultat i varfėrisė, por edhe tė shtypjes nga Napoli. Kontraditat midis Napolit dhe Palermos ishin tepėr tė mprehta, pasi Siēilia mbeti nė njė shtetrrethim gati 10 vjeēar dhe pėr popullsinė vendase shtypja kishte lėnė shije tepėr tė hidhur.
Vuajtjet dhe pakėnaqėsitė e rrymave separatiste qė lindėn si kundėrpėrgjigje ndaj dinastisė sė Borbonėve po drejtoheshin drejt idesė sė Bashkimit tė Italisė. Rebelimi ndaj tyre shtronte nė plan tė parė dikė qė tė
drejtonte lėvizjen dhe pėr kėtė i bėnė thirrje Garibaldit i cili e pranoi kėrkesėn, por me kushtin qė tė ngrihej nė kėmbė i gjithė ishulli.
Mė datėn 4-5 maj garibaldistėt rrėmbyen si njė akt piraterie dy anije nė Xhenova me tė cilat do tė lundronin. Pėrbėrja e 1000 vullnetarėve ose siē njihet me emrin Organizimi i tė njė mijtėve ishte e moshave tė ndryshme
si universitarė, avokatė, doktorė, inxhinierė, kapitenė anijesh, piktorė, skulptorė, shkrimtarė, profesorė, farmacistė, priftėrinj, tregtarė, artizanė, punėtorė, 18 tė huaj, spikaste figura e Aleksandėr Dymasė babai dhe midis tyre vetėm njė grua. Sipas historianėve tė kohės midis tyre nuk kishte asnjė fashatar. Nė bregdetin toskan u pajisėn me municione dhe armė, duke ia dalė tė mashtronin flotėn borbone dhe zbarkuan nė Marsala
tė mbrojtur nga anijet angleze qė nuk lejuan qė tė qėllohej nga ushtria mbretėrore borbone. Nė marshimin e tyre mė pas arritėn fitoren e parė nė Kaltafimi qė kishte rėndėsi tė madhe psikologjike dhe ushtarake. Garibaldi nė thirrjen e tij drejtuar popullsisė theksoi se kishte dhe pėrkrahjen e mbretit Viktor Emanueli i II, por nuk do tė mundnin dot ta mposhtnin ushtrinė mbretėrore pa mobilizuar edhe popullsinė fshatare. Pėr ta bėrė pėr vete u hoqi taksėn e bluarjes dhe u siguroi se do t'ua shpėrndante tokėn atyre qė do tė luftonin pėr atdheun. Francesku i II i Napolit i prekur thellė nga ngjarjet nė Siēili me shpresėn e shpėtimit tė mbretėrisė nė gadishull bėri aminsti tė pėrgjithshme dhe i propozoi mbretit Emanuelit tė II njė marrėveshje. Nga ana tjetėr Napoleoni i III bėnte presion mbi kontin Kavur qė ta ndalte Garibaldin i cili mė 19-20 qershor zbarkoi nė Kalabri, Bazilikatė dhe Pulia tė cilat kapitulluan pa rezistencė. Konti Kavur e pa nė fillim me mosbesim dhe shqetėsim kėtė pėrpjekje dhe vendosi ta niste ushtrinė mbretėrore drejt jugut. Dėrgoi nė Napoli emisarė qė tė shpėrthenin rebelimin nė favor tė Savojės qė tė siguronte kontrollin para se tė mbėrrinte Garibaldi. Por nga ana tjetėr e bindi Napoleonin e III qė me kėtė do tė shpėtonte papėn, qė tė shmangej njė formim republikash dhe njė prishje tė ekuilibrit politik nė Europė. Ndėrsa papės i urdhėroi shkrirjen e ushtrisė papale pasi ishte rrezik pėr mbretėrinė e Sardenjės. Garibaldi bashkė me 1000 garibaldistėt pa mjete dhe pajisje mundėn njė ushtri prej 25 mijė ushtarėve tė mbėshtetur nga kavaleria, artilieria dhe policia. Nė aktin e Bashkimit, faktori arbėresh ishte njė ndihmė
e konsiderueshme pėr Garibaldin dhe pas fitores, akti i tij i parė, me njė dekret tė posaēėm, ishte rikthimi i ritit grek nė ritet fetare nė Siēili, Kalabri dhe mė pas nė Napoli, pas mohimit qė ua kishte imponuar Kisha katolike.
Midis ushtarakėve tė tij nė organizimin e 1000 luftėtarėve besnikė kishte dhe italo-shqiptarė. Njė nga emrat mė tė njohur ėshtė Franēesko Krispi qė mė vonė u bė edhe kryeministėr i Italisė; tė tjerė rekrutoheshin vullnetarė nė ushtrinė e Garibaldit, duke u bėrė dhe oficerė tė tij. Shqiptarėt e Italisė votuan me plebishit aneksimin e vendit ndaj Piemontit, pra nė favor tė mbretit V.Emanueli tė II, ndėrsa nė krahinėn e Foxhės disa komuna votuan kundėr aneksimit. Sipas njė historiani anglez Smith gjeneralėt borbonė nuk i njihnin taktikat e luftės guerrilase dhe gabuan fatalisht qė e nėnvlerėsuan pushtimin. Mbretėria e Borbonėve dhe e Dy Siēilive po shthurrej. Mė 7 shtator Garibaldi hyri nė Napoli. Grupi i tė moderuarve shpresonte qė do tė kishte dhe ndihmėn e Piemontezėve tė cilėt pas mosbesimit pėr kėtė ngjarje vendosėn tė ndėrhynin duke marshuar drejt Jugut dhe pasi ēliruan krahinėn Marke dhe Umbrian, marshuan drejt Napolit. Palermoja e pranoi aneksimin ndaj Piemontit jo si njė ngrohtėsi dashurie kombėtare, por si njė paroksizėm tė njė frike tė dyanshme : kthimin e Borbonėve dhe Garibaldizmin. Pesė ditė mė vonė Garibaldi i ofroi simbolikisht mbretit V. Emanuelit tė II mbretėrinė e fituar(bashkuar) duke pėrgėnjeshtruar zėrat pėr mosbesnikėrinė e tij ndaj monarkisė. Reformat e premtuara u pezulluan dhe morėn fund dhe aneksimi ndaj Piemontit i fiku shpresat e tyre pėr njė pėrmirėsim tė gjendjes sė tyre dhe regresi solli rikthimin nė gjendjen e mėparshme. Ushtria garibaldine u shpėrbė, bile dhe pa ia njohur meritat pėr aktin e tyre tė madh. Kėmishat e kuqe nuk u pranuan nė ushtrinė mbretėrore. Garibaldi i zhgėnjyer u nis nga Napoli drejt Kaprerės, duke refuzuar tė gjitha nderet qė iu ofruan.
Pas aneksimit tė krahinave qė pėrmendėm Italia numėronte 22 milionė banorė, por bashkimi mbetej i paplotė, pasi ishin jashtė tij Roma dhe Venecia. Parlamenti u mblodh nė Torino ku miratoi dekretin se mbreti V. Emanueli i II mori titullin Mbreti i Italisė sipas vullnetit tė zotit dhe vullnetit kombėtar, qė donte tė thoshte regjim absolut dhe kostitucional. Italia mė nė fund u bashkua. Roma si kryeqytet ishte ende i shtetit papnor pasi kishte kundėrshtimin e katolikėve dhe tė fuqive europiane. Revolucioni nė kėtė mbeti nė mes pa realizuar aspiratat e atyre qė u bėnė luftėtarėt e bashkimit kombėtar. Nė njė nga librat qė flet pėr realitetin siēilian tė kohės Gatopardi, njėri prej fisnikėve pas ngritjes sė borgjezisė nė pushtet thotė, akt qė vetė ata e pėrgatitėn, financuan dhe udhėhoqėn : tė ndryshojmė gjithēka pėr tė mos ndryshuar asgjė.
Italia tashmė paraqitej si njė shtet me shumė probleme qė duheshin zgjidhur. Ishte njė shtet i bashkuar, kishte kushtetutė, parlament me seli nė Torino qė ishte dhe kryeqyteti i mbretėrisė. Popullsia italiane paraqitej mė shumė se kurrė heterogjene nė gjuhė : 98% njihnin vetėm dialektet dhe jo gjuhėn italiane dhe 80% nuk dinin as shkrim dhe kėndim. Vendi ishte i varfėr dhe i krahasuar me Francėn dhe Anglinė pasuria kombėtar e prodhuar ishte 1/3 dhe 1/4 e tyre. Trashėgonte njė traditė bujqėsore dhe popullsia ishte 70% fshatare. Ndarja Veri-Jug ishte e dukshme pasi veriu po shkonte drejt modernizimit, nė jug mbizotėronte varfėria. Edhe nga ana politike meqė ishin piemontezėt qė e drejtonin, pėr jugorėt tingėllonte si njė imponim pushteti. Pas 150 vjetėsh kėtė pėrvjetor tė kombit italian po e festojmė edhe nė Shqipėri nė kontekste krejt tė ndryshme, duke
u uruar miqve tanė Gėzuar festėn e Bashkimit kombėtar.
Arjan Th. Kallco dhe prof. Emilio Benvenuto

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.