Tekst: +Zmadho -Zvoglo
Histori: Konica "Shqipėria - Kopshti Shkėmbor i Evropės Juglindore" (2)
30/1/2007

KREU II

Gjeografikisht Shqipėria shtrihet nė pjesėn juglindore tė Evropės, e kufizuar ndėrmjet Jugosllavisė e Greqisė, dy vendet e vetme me tė cilat ka lidhje tokėsore, duke u ndarė nga Italia prej detit "tė paqetė" Adriatik, inquietus Hadria, siē e quan Horaci. Njė pjesėn mė tė ngushtė tė atyre ujėrave tė stuhishme, e pikėrisht nė ngushticėn e Otrantos, tė dy vendet i ndan njė largėsi prej mė pak se 75 kilometra. Italianėt e Pulies shpesh e thėrrasin Shqipėrinė Altra Sponda, pra "Bregu Matanė". Shqipėria u njoh si shtet i pavarur mė 1913; deri nė atė kohė ajo ishte krahu mė perėndimor i Perandorisė Turke ose Osmane. Siē u vendos nga gjashtė Fuqitė e Mėdha, vendi ka njė sipėrfaqe prej rreth 28.750 kilometra katrore dhe duke e matur nga veriu nė jug ka gjatėsi 335 km, ndėrsa nga perėndimi nė lindje, nė pjesėn mė tė gjerė arrin 150 km.

I

Nė kohėt e lashta Shqipėria quhej Iliri dhe deri nė mesjetėn e vonė, pėr tė qenė mė tė pėrpiktė, deri nė shekullin e njėmbėdhjetė ende njihej vetėm me atė emėr. Pastaj tė dy emrat, "Arbėria" dhe "Iliria", u pėrdorėn pėr disa qindra vjet deri nga fundi i shekullit tė katėrmbėdhjetė, kur emri "Arbėri" i zhvendosi pėrfundimisht emėrtimet e vjetra. Ėshtė mjaft interesante qė Shekspiri e vendos skenėn e njėrės nga komeditė e tij mė tė bukura, "Nata e dymbėdhjetė", nė Iliri, tė cilėn shumica e lexuesve nuk e dinė se ėshtė Shqipėria e sotme. Populli e quan vendin e tij Shqipėria.

Nuk dihet gjė pėr kuptimin e emrit Iliria. Por Albania (Arbėria) ėshtė shpjeguar duke e lidhur me rrėnjėn alp, qė ka kuptimin "vend malor". Megjithatė, kjo ėshtė njė etimologji popullore; sipas mendimit tė studiuesve, nė kohėt e lashta njė fis me emrin Albani historikisht i dha emrin gjithė vendit. Ky proces zgjerimi nuk ėshtė i panjohur edhe gjetkė: pėr shembull, krahina e Helasit nė Thesali i dha emrin gjithė kombit grek; fisi i anglėve nė Britani mbijetoi kundrejt emrave tė fiseve tė tjera dhe kuptimi i tij mė nė fund mbuloi gjithė Anglinė; emri i kantonit tė vogėl Shvie u shtri mbi gjithė krahinat helvetike dhe u bė emėrtimi i pėrbashkėt pėr Zvicrėn. E keqja megjithatė se Albanėt nuk kanė luajtur ndonjė rol nė histori dhe ėshtė e vėshtirė tė kuptohet pėrse ata ia dolėn tė zėvendėsonin njė emėrtim kaq tė ngulitur, si Iliria. Emri Shqipėria besohet pėrgjithėsisht se do tė thotė Vendi i Shqiponjave (shqipe ėshtė emri shqiptar pėr shqiponjėn); disa parapėlqejnė ta shpjegojnė kuptimin e emrit si Vendi i Shkėmbinjve (shkėmb nė shqipen). Tė dyja kėto janė etimologji popullore ose folklorike dhe studiuesit i shohin me njėfarė mospėrfillje argėtuese. Pėr ta Shqipėria vjen nga fjala shqipe "shqipoj", e cila mendohet se do tė thotė kuptoj.1

Shqipėria atėherė do tė thotė diēka si Kuptonjėria, vendi ku ata e kuptojnė njėri-tjetrin, njė etimologji kjo qė pėr njė njeri tė zakonshėm duket sikur e tepron ca. Kjo do tė ishte sikur Anglia tė quhej, tė themi Po-vend. E megjithatė, pse tė mos jetė kėshtu? Do tė kishim njė rast tė mėparshėm, madje rast tė famshėm pėr kėtė. A nuk ka folur nė njė varg tė njohur poeti i madh Dante, pėr njėfarė vendi si "vendi i bukur ku tingėllon si-ja dhe tė gjithė menjėherė e kuptuan se fjala ishte pėr Italinė?

Sidoqoftė, edhe nėse etimologjinė popullore nuk merren seriozisht nga pikėpamja filologjike, janė interesante si pikėnisje pėr opinionet dhe nganjėherė edhe pėr paragjykimet. Nė Shqipėri besimi se Shqipėria do tė thotė Vendi i Shqiponjave ėshtė kaq i rrėnjosur, saqė ka pėrftuar njė bestytni tė ēuditshme kundėr vrasjes sė shqiponjave, tė cilat nė sytė e popullit janė po aq tė shenjta sa edhe ujkonja pėr romakėt e lashtė. Kjo etimologji popullore duhet tė jetė mjaft e vjetėr, sepse historianėt na kanė kumtuar pėr njė fjalė tė sulltan Mehmetit II, pushtuesit tė Stambollit mė 1454, i cili i drejtoi vetė ushtritė kundėr Shqipėrisė dhe, kur ishte duke rėnė njė kėshtjellė e madhe shqiptare, bėrtiti se mė nė fund do tė hynte nė njė ēerdhe shqiponjash. Etimologjia tjetėr popullore, sipas sė cilės Shqipėria do tė thotė Vendi i Shkėmbinjve, ka pėrftuar te shumė veta (madje ēuditėrisht edhe ndėr disa shqiptarė) mendimin se Shqipėria ėshtė njė vend i zhveshur. Mė kujtohet njė ndodhi e vogėl mė 1913 nė Londėr. Njė anglez me qėndrim miqėsor ndaj Shqipėrisė, i kėrkoi njėrit prej delegatėve shqiptarė nė Konferencėn e Ambasadorėve se ēfarė do tė mund tė eksportonte Shqipėria pėr tė mundur tė paguante shpenzimet e qeverisė. Ky delegat, i lindur jashtė shtetit nga prindėr shqiptarė, qė nuk e kishin vizituar kurrė vendin e tė parėve, u pėrgjigj me mė shumė humor se sa takt e tė vėrtetė, qė Shqipėria mund tė eksportonte gurė. Kėshtu kemi dy etimologji, qė ndonėse janė tė dyja tė rreme, janė interesante t'i njohėsh, meqė kanė qenė pikėnisja pėr shumė besime kureshtare. Megjithatė, ėshtė mė e mira tė harrohen etimologjitė e rreme a tė vėrteta dhe tė mbahet qėndrimi i shėndoshė shkencor, se ne nuk kemi dokumente pėr tė na ndriēuar pėr kuptimet si tė Shqipėrisė edhe tė Arbėrisė, si edhe tė mbajmė mend vetėm kėto tri pika: ky vend dikur quhej Iliria, nė kohėt mė tė reja ėshtė njohur me emrin Albania dhe vetė banorėt e quajnė me emrin Shqipėria.

II

Shqipėria rrethohet nga tri anėt prej vargmalesh pothuaj tė pakapėrcyeshme, qė kanė ngritur njė lloj muri tė ndėrtuar nga natyra pėr ta mbajtur vendin nė njė gjendje izolimi, i cili ka ndikim tė dėmshėm pėr zhvillimin e tregtisė dhe tė shkėmbimeve shoqėrore, por, nga ana tjetėr, ua ka bėrė mė tė lehtė shqiptarėve tė ruajnė gjuhėn e tyre, zakonet dhe veēantinė e tyre tė habitshme. Izolimi i Shqipėrisė nė tė kaluarėn ka qenė aq i plotė, sa nė shekullin e tetėmbėdhjetė historiani i shquar anglez Eduard Giboni ka shkruar se Shqipėria ishte "njė vend qė duket nga Italia e qė ėshtė mė pak i njohur se brendėsia e Amerikės", kurse njė shkrimtar i kohėve tona e ka quajtur Shqipėrinė "Tibeti i Evropės".

Nė letėrkėmbimin e lord Bajronit me Shelin ka njė letėr, nė tė cilėn Shelin pėrpiqet ta bindė Bajronin qė tė mos e vizitojė Shqipėrinė, sepse ky udhėtim ishte me shumė rreziqe. Pa dyshim, njė aludim pėr mendimin e Shelit rreth Shqipėrisė ka gjetur pasqyrim nė kėto vargje nga "Ēajld Haroldi" i Bajronit.

Po nisej pėr nė brigje tė panjohura,

shumėkush i mbron, pakkush guxon t'i shohė.

Bajroni, siē e dimė, nuk ia vuri veshin kėshillės sė mjekut dhe, si pėrfundim, u bė vetė njė nga miqtė mė besnikė qė kishte pasur ndonjėherė Shqipėria.

Rruga mė e lehtė pėr tė shkuar nė Shqipėri me det ėshtė nga porti italian i Barit. Anija e ngeshme italiane niset vonė nė mbrėmje dhe arrin nė portin e Durrėsit herėt, kur:

Agimi lind, me tė po ēohen brigjet

E Shqipėrisė sė rreptė, shkėmb i Sulit,

Dhe larg tė Pindit ēuka mjegullveshur

Tė lara pėrrenjsh tė bardhė si dėbora,

Me ngjyra mashkullore e kuqėrreme,

Dhe ndėrsa retė nisin tė shpėrndahen,

Spikasin tbanat e malėsorėve,

Kėtu bredh ujku, shqipja sqepin mpreh,

Zogj, bisha, njerėz t'egėr zėnė e duken

Stuhitė rrotull tundin motin qė mbaron.

Po i citoj kėto vargje tė bukura e tė fryra nga "Ēajld Haroldi", sepse ato tėrheqin me forcė vėmendjen te malet e Shqipėrisė, shumica e tė cilave janė mbi dy mijė ose dy mijė e pesėqind metra tė larta. Madhėshtia e tyre i ka bėrė kaq pėrshtypje tė madhe natyralistit romak, Plinit Plak, sa diku nė shkrimet e tij ai thotė pėr to: "Ato janė tė harkuara si njė teatėr", ndėrsa nė ditėt tona madhėshtia e tyre rripa-rripa i ka dhėnė Shqipėrisė pėrcaktimin e goditur "Kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore".1

Qoftė i lartė, qoftė i ulėt, njė mal shqiptar ėshtė unik me profilin e prerė pastėr dhe ngritjen e thiktė pėrpjetė mbi tokė. Tė lind pėrshtypja sikur je pėrballė monumenteve kolosale, tė ndėrtuara nga vetė natyra. Rreth njėqind vjet mė parė, peizazhisti anglez Eduard Lir vizitoi Shqipėrinė dhe ja si na e ka pėrshkruar malin e Tomorit, malin mė tė lartė tė vendit: "Ngrihet sipėr forma e veēantė gjigande e malit tė rrudhur nė njė mijė rripa tė humnertė, qė qėndron lart si kullė mbi vijat e pandėrprera tė fushės me thjeshtėsi tė madhėrishme". Nė rast se dikush zgjedh rrugėn drejt lindjes, nė vend qė tė shkojė nga veriu ose nga jugu, nė mė pak se tridhjetė e pesė kilometra prej Durrėsit do tė arrijė nė kryeqytetin e Shqipėrisė, nė Tiranė, ku ndodhet njė nga mjediset unikale nga bukuria natyrore qė mund tė gjenden. Njė shoqėrim i mendimeve kėtu mund tė tė kujtojė shatėrvanin e Trevit nė Romė. Artisti qė e ka bėrė atė shatėrvan tė famshėm, ka pasur idenė qė ta tregonte ujin nė tė gjitha pamjet: duke vrapuar si pėrrua, duke vėnė si ujėvarė ose tė qetė si njė pellg. Duket sikur natyra e ka zgjedhur Tiranėn pėr njė paraqitje tė tė gjitha tipareve tė maleve, qė e rrethojnė gjithandej qytetin. Keni aty edhe shkėmbin tė zhveshur, edhe kodrat e pyllėzuara, majat me dėborė dhe ēdo gjė qė mund ta pėrftojė pėrfytyrimi me ngjyra e me forma.

Shqipėria renditet si njė ndėr vendet evropiane nga mė tė pasurit me ujėra. Shumė lumenj e pėrrenj rrjedhin nė tė gjitha drejtimet. Ata qė librat e gjeografisė i quajnė lumenj - qoftė Drini i Zi ose i Bardhė nė veri, Shkumbini nė Shqipėrinė Qendrore ose Vjosa nė jug, - janė nė tė vėrtetė rrjedha tė fuqishme qė shpėrthejnė nga malet e derdhen teposhtė luginave drejt Adriatikut me njė gumėzhimė qė u jep njėfarė personaliteti tė gjallė. E gjithė kjo ėshtė shumė piktoreske, por e bėn ndėrtimin e rrugėve njė punė tė vėshtirė e tė kushtueshme. Pak kohė mė parė autoritetet pėruruan njė copė rrugė tė re, rreth 80 kilometra tė gjatė dhe, me sa duket, u desh tė ndėrtoheshin mbi njėqind ura tė tė gjitha madhėsive pėr kėtė largėsi tė shkurtėr. Atje ku nuk ka ura ose ku lumi ėshtė tepėr i thellė pėr ta kaluar nė vah, e vetmja mėnyrė pėr njerėzit dhe kafshėt qė tė dalin nė anėn tjetėr ėshtė tė kalojnė me not nga njė breg nė tjetrin. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri lumenjtė janė shpesh njė pengesė pėr komunikimin e udhėtimin. Shumica janė shumė tė rrėmbyer pėr lundrim dhe gjatė stinėve me shira vėrshojnė mbi brigje, pėrmbytin dhe izolojnė fshatra tė tėra ndonjėherė pėr disa javė.

Sot ka rreth 1600 kilometra rrugė automobilistike nė Shqipėri, disa tė hapura nė regjimin turk e tė tjerat nga ushtritė austro-hungareze nė veri dhe nga forcat italiane nė jug pėr qėllime ushtarake gjatė Luftės Botėrore.1

Atyre qeveria shqiptare u ka shtuar disa qindra kilometra rrugė tė reja, kėshtu qė vendi ėshtė i pajisur me njė rrjet mjaft tė mirė rrugėsh; kjo mund tė quhet njė arritje e merituar, po tė mbahet parasysh natyra malore e vendit, tė ndėrprerė nga tė gjitha anėt prej ujėrave rrjedhėse dhe shtretėrve tė thatė tė pėrrenjve.2

Pėr ta dhėnė me njė fjalė idenė se ēfarė domethėnieje kanė kėto dy rrugė pėr njė vend si Shqipėria, duhet vėnė nė dukje, pėr shembull, se nga kryeqyteti, Tirana, deri nė qytetin e Korēės nė jug nevojiten tri ditė me kalė, qė deri vonė ka qenė i vetmi mjet udhėtimi, ndėrsa me rrugėt automobilistike, sidoqoftė, duhen vetėm shtatė orė pėr tė mbuluar po atė largėsi; sė fundi, me ardhjen e aeroplanėve udhėtimi i mėsipėrm bėhet vetėm pėr dyzet e pesė minuta. Megjithatė rrugėt gjarpėruese malore, qė shpesh nuk janė gjė tjetėr veēse shtigje mushkash, mbeten rrugėt kryesore tė komunikimit ndėrmjet fshatrave tė vogla larg qendrave. Madje edhe ato bėhen plotėsisht tė pakalueshme gjatė muajve tė ashpėr tė dimrit. Ėshtė diēka kureshtare qė disa kilometra tė rrugės sė famshme Egnatia ende sot janė nė gjendje tė mirė e pėrdoren; kjo i bėn njė nder tė gjallė gjenisė ndėrtuese tė Romės. Po e rikujtojmė qė Via Egnatia ka qenė njė zgjatim i rrugės sė madhe romake Apia, e cila shkonte nga Roma nė Brindizi, kapėrcente Adriatikun pėr tė ardhur nė Durrės dhe vijonte nė Elbasan, Ohėr, Selanik, Bizant e Jerusalem. Ajo ėshtė njė xhade qė ende, si tė thuash, mban gjurmėt e legjioneve tė Ēezarit e tė Pompeut.

Ndėrsa vetėm njė pjesė e vogėl e vendit ėshtė e zhveshur, pjesa mė e madhe ėshtė e veshur me bimėsi, por ka relativisht pak pyje tė mėdha, ku mbizotėrojnė ahu dhe dushku. Nė disa vise lisat janė drurė madhėshtorė, qė arrijnė tre metra nė diametėr. Ėshtė e ēuditshme qė fauna ėshtė mjaft e varfėr, me pėrjashtim tė kafshėve tė tilla si dhelpra dhe kunadhja e mbi tė gjitha ariu i egėr, qė pėllet gjithandej dhe u sjell shumė dėme bujqve. Bariu, nga ana tjetėr, duhet tė jetė kurdoherė syhapėt pėr t'i mbrojtur kopetė nga lukunitė e ujqve, kėtyre kafshėve tė egra e dredharake, qė nė dimrat e ashpėr ulėrijnė deri nė mes tė fshatrave shpesh nė turma, duke kėrkuar kafshė ose njerėz si pre. Ka shumė nė Shqipėri edhe dhi tė egra mali, qė i kanė qejf gjahtarėt amatorė, tė cilėt kalojnė javė tė tėra nė vjeshtė pėr diēka qė ėshtė pjesėrisht sport e pjesėrisht nevojė, sepse dhitė janė ushqimi themelor.

Hartografi gjerman dr.Herbert Luis (Louis), i ngarkuar nga qeveria shqiptare pėr tė studiuar topografinė e vendit dhe qė pas dy vjetėsh pune botoi tė vetmen hartė tė Shqipėrisė shkencėrisht tė pėrpiktė, shkruante se disa herė i takonte tė kalonte ditė e net jashtė pa parė asnjė kafshė tė vetme, me pėrjashtim tė njė a dy lepujve.1

Kjo mund tė shpjegohet me faktin se nė tė kaluarėn nuk ka pasur ligje kufizuese pėr gjahun nė Shqipėri dhe gjuetia e vazhdueshme gjatė gjithė vitit, pėr shekuj me radhė, mund tė ketė shfarosur kafshėt e egra tė vendit. Por ka edhe njė anė tjetėr tė problemit. Ndoshta asnjėherė nuk ka pasur me shumicė egėrsira nė Shqipėri. Dikush mė ka vėnė nė dukje se varfėria e drurėve, tė shkatėrruar gjatė shekujve nga pėrdorimi e shpėrdorimi, nė njė vend ku kushdo pret dhe askush nuk mbjell e ku gjithashtu dhitė e kanė dėmtuar pa ndėrprerje filizėrinė, do tė mjaftonte pėr tė vėshtirėsuar jetesėn e gjėsė sė egėr, qė ka nevojė pėr mbrojtjen dhe hijen e pemėve. Pėrkundrazi, lumenjtė, liqenet dhe deti janė tė pasur me troftė, blin, shojza, gaforre tė ujėrave tė kripura e tė ėmbla, tė njohura pėr shijen e tyre tė veēantė.

Tipar karakteristik i klimės sė Shqipėrisė ėshtė larmia e saj. Gjatė bregdetit tė Adriatikut ndeshet e ashtuquajtura klimė mesdhetare, qė pėrafėrsisht mund tė krahasohet me Kaliforninė e Jugut. Bregdeti ėshtė i ngrohtė dhe nė pjesėn mė jugore rriten portokaj e agrume tė tjera. Nė brendėsi tė vendit klima, siē e quajnė zakonisht gjeografėt, ėshtė kontinentale. Kėtu lartėsitė qė ngrihen thikė, tė shpien te ajri i ftohtė e gjallėrues i maleve.

III

Pasi dhamė njė paraqitje tė shkurtėr pėr anėn fizike tė Shqipėrisė, tashti t'i kushtojmė pak vėmendje asaj qė ka bėrė dora e njeriut, pėrveē rrugėve, duke i shtuar natyrės shtėpitė dhe qytetet.

Shtėpitė shqiptare, me pėrjashtim tė banesave prej qerpiēi nė Tiranė dhe kasolleve tė lyera me baltė ose me suva nė veri, janė zakonisht ndėrtesa njė-a dykatėshe, tė bėra prej guri tė fortė e tė rrethuara me kopshte e oborre. Ndėrtesat e vjetra kanė dritare vetėm nė pjesėn e poshtme, kurse pjesa e sipėrme ka nė vend tė tyre ato qė quhen shqip mazgalla, domethėnė frėngji tė gjera nga brenda, por qė vijnė shumė tė ngushta nga jashtė, pėr tė lehtėsuar mbrojtjen e vendit nė rast sulmesh, meqė gjakmarrja ka qenė njė ngjarje e pėrditshme. Gjithė udhėtarėt, deri njė shekull mė parė, kryesisht anglezė e francezė, e kanė pėrcaktuar shtėpinė shqiptare, qoftė tė tė pasurit, qoftė tė tė varfrit, si njė kėshtjellė dhe shpesh mė tėrheqėse brenda se nga jashtė. Xh.K.Hobhauzi, qė u quajt mė pas lord Brauton, bashkudhėtari i lord Bajronit pėrmes Shqipėrisė nė fillim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, botoi mė 1813 njė libėr tė trashė, ku jep kėto shėnime pėr shtėpitė:

"Banesat e shqiptarėve janė pėrgjithėsisht mjaft tė pastra, ndonėse kasollet e tyre rrallė kanė mė shumė se njė kat… i fshijnė rregullisht dhe meqė janė ndėrtuar mirė, janė krejt tė thata… Shtėpitė nuk janė tė grumbulluara bashkė, po secila prej tyre ka njė kopsht. Shtėpia ku u vendosėm… kishte edhe njė copė arė, ku disa dynymė tė mirė ishin punuar pėr tė rritur duhan, pėr hardhitė dhe pėr kopshtin e pemėve e tė perimeve. Gjithandej rrotull ishte njė mur i lartė guri dhe vetė shtėpia ishte nė njė oborr tė brendshėm, gjithashtu tė rrethuar me njė mur tjetėr, kėshtu qė pėrbėnte njė lloj fortifikimi. Nė tė vėrtetė ne pamė disa frėngji nė largėsi tė rregullta, pėrmes mureve tė dhomės ku u shtrimė, dhe na thanė se i pėrdornin pėr pushkėt".1

Brenda njė shtėpi shqiptare ėshtė zakonisht fare e thjeshtė. Pastėrtia e zhveshur nuk prishet nė shumicėn e viseve nga asnjė zbukurim, me pėrjashtim tė ikonės nė shtėpitė e krishtera ose tė armėve tė zjarrit qė hijeshojnė muret e shtėpive tė myslimanėve. Shumė pak familje kanė tryeza e karrige, ndėrsa shtrojat janė dyshekė tė bėrė vetė me lesh, me pambuk ose me kashtė e tė mbuluar me mbuloja prej leshi tė ashpėr. E vetmja pjesė orendie me rėndėsi ėshtė zakonisht njė arkė e madhe prej druri ahu tė gdhendur, me prejardhje nga Venediku, ku ruhen plaēkat me vlerė si: paja e nuses, sendet e ēmuara e stringlat e tjera. Praktikisht gjithmonė pjesa mė nė ballė tė dhomės dhe qendra e jetesės sė familjes ėshtė njė oxhak i madh, i hapur, me buharinė sipėr, qė del nė rrafshin e dhomės dhe qė quhet vatra. Nė tė vėrtetė, zjarri nė vatėr ėshtė aq i shenjtė, sa njė nga betimet mė tė zakonshme ndėr shqiptarėt ėshtė: pėr kėtė zjarr.

Megjithatė nė kėto vise ka gjithmonė njė tipar individual, shpesh me njė anė artistike tė pavetėdijshme. Zonjusha M.Edit Durham jep pėrshtypjet nga njė shtėpi shqiptare, pasi ka lėnė Malin e Zi dhe hynė nė Shqipėri: "Nė Podgoricė takova pėrsėri karrocierin shqiptar, Shanin, i cili mė kishte shėrbyer me shumė besnikėri gjatė vizitave tė mėparshme. Ai mė mori nė shtėpinė e tij. Kishte njė kontrast tė madh me shtėpitė malazeze. Kėtu ēdo gjė shndriste dhe rrinte pėr mrekulli nė vend tė vet, sepse shqiptari ka shpirt artisti, gjė qė malaziasit i mungon plotėsisht. I lėnė vetėm pėr vetėm, ky i fundit ka shije pėr tė vajtuar."1

Njė autor tjetėr anglez thotė kėshtu pėr njė banesė shqiptare, ku kaloi njė ditė:

"Ndonėse ishte e varfėr, e kėnaqte anėn artistike tė natyrės sonė jo thjesht nga pamja piktorike, por nga diēka tjetėr. Duke e menduar hollė, arrita nė pėrfundimin se mė kėnaqte fakti qė ēdo gjė ishte bėrė me duart e veta: qilimi mbi tė cilin rrinim, i zbukuruar me njė lule prej vijash tė zeza e ngjyrė qumėshti; kapulja e shtrojave; veshjet prej shajaku tė endur nė vegjė, me lesh natyror delesh dhe tė pangjyer, qė i mbanin si burrat edhe gratė; madje edhe trarėt e gdhendur trashė dhe gurėt e mėdhenj tė mureve. Gjithēka ėshtė njė punė dore e ndershme, njė art i ndershėm, nė tė vėrtetė njė art shumė mė i mirė sesa i mjaft gjėrave qė mbajnė po kėtė emėr, nė tė ashtuquajturat qarqe artistike tė Evropės mė tė qytetėruar".2

Qytetet dhe fshatrat e Shqipėrisė janė pėrgjithėsisht njė grup i mbledhur shtėpish ose kasollesh, secila me kopshtin e vet, por arat i kanė disa kilometra mė tutje dhe secila zotėron disa dynymė. Megjithatė, ka edhe njė tip krejt tė ndryshėm: shtėpia ndodhet nė mes tė gjithė tokės qė ka i zoti. Njė tip i tillė gjendet nė krahinat e Mirditės dhe nė malėsitė e Veriut, ku mund tė thuhet se nė tė vėrtetė nuk ka as fshatra e as qytete, por me mijėra ekonomi tė veēuara, qė mbajnė veten. Emrat e vendbanimeve qė dalin nėpėr harta janė thjesht emra vendi, qė tregojnė se ku e ka qendrėn prifti i famullisė (nė krahinėn e Mirditės janė tė gjithė katolikė). Njėherė vajta t'i bėja vizitė priftit nė njė vend qė quhet Gomsiqe. Nė atė kohė prift ishte atė Konstandin Gjeēovi, njė franēeskan i ditur me karakter fisnik, i cili mė vonė pati njė vdekje tragjike nė duart e vrasėsve serbė. Ajo ishte vizita ime e parė nė Mirditė dhe mė shoqėronte njė tjetėr atė franēeskan, Gjergj Fishta, poeti kombėtar i Shqipėrisė. Pasi e pashė me interes koleksionin e antikiteteve greko-romake tė mbledhura nga atė Gjeēovi, shpreha dėshirėn qė tė dilnim e t'i hidhnim njė sy fshatit. Atė Gjeēovi buzėqeshi. Ai mė tha se shtėpia mė e afėrt ishte rreth dhjetė minuta nė kėmbė dhe tjetra po aq larg, pra, shkurt, do tė duheshin nja dy orė pėr tė parė "fshatin". Nė disa vendbanime shtėpitė janė tė pėrhapura aq larg, sa priftit tė fshatit mund t'i duhet tė ecė katėr deri gjashtė orė pėr tė vajtur te njė shtėpi qė po vdes.

Fshatrat me shtėpi tė grumbulluara kanė nganjėherė njė pamje mjaft tėrheqėse. Njė udhėtar i shekullit tė tetėmbėdhjetė e ka paraqitur njė fshat shqiptar si modelin mė tė pėrsosur pėr ta ndjekur edhe vendet e tjera.1

Duhet mbajtur parasysh se, natyrisht, kjo vlente pėr kohėn para higjienizimit. Pėrshtypja e parė e zonjushės Durham nga njė qytet shqiptar mund tė pėrmblidhet me kėto fjalė: "Leskoviku ėshtė njė qendėr fare e vogėl, e ndėrtuar prej guri dhe e vendosur mirė, e ngjashme shumė me njė fshat tė Uellsit tė Veriut, por e pastėr dhe e rregullt".1

E vlen tė pėrshkruhen shkurt disa nga qytetet mė tė njohura tė Shqipėrisė, sepse kanė interes historik.

Durrėsi, nė bregdetin e Adriatikut, ėshtė ndoshta qyteti mė i lashtė i Shqipėrisė, qė ka njė jetė tė vazhdueshme, prej themelimit tė tij nė vitin 627 para erės sė re. Nė kohėt e lashta ai ka qenė njė metropol i pasur e madhėshtor, por tani ėshtė rrėgjuar nė pėrmasat modeste tė njė porti anemik. Megjithatė, hijet e sė kaluarės sė tij tė lulėzuar ende e zgjojnė pėrfytyrimin e studiuesit tė historisė. Durrėsi ka qenė pikėnisja e sė famshmes "Rruga Egnatia", kėtu gjithashtu u bė beteja epokale ndėrmjet Ēezarit e Pompeut. Mendohet se kėtu ka predikuar Shėn Pavli. Kurse profili madhėshtor i nėntė kullave mesjetare qė kanė mbetur nė kėmbė, tė kujton sundimin e Karl Anzhusė, mbretit tė Sicilisė, i cili mė 1273 u zgjodh mbret i Shqipėrisė dhe qė mund tė quhet themeluesi i kombit tė ri shqiptar, meqė ai i dha vendit njė vetėdije uniteti, tė cilėn nuk e kishte pasur mė parė.

Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė, ndonėse ėshtė ngritur nė njė pozitė natyrore me bukuri tė veēantė dhe e rrethuar me male, i mungojnė gurėt dhe shtėpitė janė ndėrtuar prej qerpiēi e prandaj ėshtė fare jotipike shqiptare. Ndėrtesat e reja tė zakonshme, njė mishėrim i vėrtetė i shijes sė keqe, dhe shėtitoret e gjera qė nuk u shkojnė fare, e bėjnė qė tė renditet si qyteti mė i shėmtuar i vendit. Tiranėn e themeluan turqit rreth vitit 1600 dhe thuhet se emri i saj ėshtė njė shformim i Teheranit, kryeqytetit tė Persisė. Ajo u bė kryeqytet i Shqipėrisė mė 1920, pasi rifitoi pavarėsinė Shqipėria me mbarimin e Luftės Botėrore. Do tė kishin qenė mė tė parapėlqyera qytete tė tjera, si Shkodra e Korēa, por ishte frika se ato ndodheshin shumė afėr kufijve po tė ndodhnin trazira.

Pėrkundrazi, Kruja, kryeqyteti i Shqipėrisė gjatė kohės sė Skėnderbeut, e ngritur nė shpatin e njė mali dhe me fytyrė nga deti Adriatik, ėshtė njė bukuri mė vete. Mbi njė ēerek shekulli, me gjeninė e tij ushtarake dhe me aftėsitė e tij shtetėrore, ajo u bė kėshtjellė e lirisė shqiptare dhe e krishtėrimit kundėr vėrshimit turk. Trajta shqipe e emrit Kruja, do tė thotė Burim. Pushtuesit e huaj i dhanė qytetit njė emėr tė ri (ndoshta sepse emri i vjetėr u sillte ndėrmend shumė kujtime tė palavdishme, ndėrsa shqiptarėve u kujtonte shumė fitore tė shkėlqyera) dhe e quajtėn Ak Hisar, qė do tė thotė nė turqishten e vjetėr "Kėshtjella e bardhė".

Elbasani ėshtė njė qytet i njohur historikisht pėr faktin se e themeluan turqit nė shekullin e pesėmbėdhjetė (1466). Emri i tij ėshtė turqisht. Mehmeti II, pushtuesi i Konstantinopolit, e ngriti nė fillim si njė vend tė fortifikuar ushtarak, kėshtu qė shkatėrruesi i aq qyteteve tė Shqipėrisė u bė padashur themeluesi i njė qyteti, i cili disa shekuj mė vonė do tė luante rol nė lėvizjen kombėtare pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria Osmane. Elbasani ka rėndėsi gjithashtu sepse ėshtė i vendosur nė afėrsi tė lumit Shkumbin, qė pėrgjithėsisht mbahet si vija ndarėse ndėrmjet viseve tė Toskėrisė dhe tė Gegėrisė. Thuhet se gjuha e folur e elbasanasve ėshtė mė e bukura nė Shqipėri dhe ndoshta pėr kėtė arsye qeveria u pėrpoq qė tė fuste nė pėrdorim dialektin e Elbasanit pak a shumė si gjuhė tė shkruar zyrtare pėr Shqipėrinė. Pikėrisht nė Elbasan mė 20 deri 26 gusht 1908 u mbajt njė kongres arsimor, i cili themeloi tė parėn shkollė normale tė vendit.

Tė gjitha qendrat e mėsipėrme janė nė Shqipėrinė Qendrore. Nė Veri i vetmi qytet qė i ka mbetur Shqipėrisė ėshtė Shkodra, e njohur jashtė vendit mė shumė me trajtėn veneciane Scutari. Ėshtė njė qendėr e bukur dhe e lavdishme, me kėshtjellėn e rrėnuar qė vete nė thellėsi tė periudhės pararomake, me shtėpitė e ndėrtuara mirė dhe me kopshte; ka njė pazar piktorik, shėtitore buzė liqenit, kuvende katolike e xhami myslimane dhe njė histori tė gjatė tė stuhishme. Shkodra, qė ėshtė kryeqendėr e Shqipėrisė, ka qenė kryeqytet i Ilirisė dhe njė qytet i lulėzuar qysh nė shekullin e katėrt para erės sė re. Ka qenė periudha nėn sundimin e Bardhylit (Ylli i Bardhė), kur mbretėria arriti zgjerimin mė tė madh, duke u shtrirė nga Triesteja nė perėndim deri nė Gjirin e Artės nė jug. Livi e pėrmend Shkodrėn nė njoftimet e tij pėr Luftėrat ilire (229 dhe 219 para erės sė re), njė histori qė ėshtė po aq bashkėkohėse sa edhe historia e imperializmit evropian tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Piratė ilirė ndėrhynin nė trafikun greko-romak nė detin Adriatik dhe Roma nisi dy tė dėrguar nė Shkodėr, me synimin e jashtėm pėr tė biseduar me mbretėreshėn Teuta. Gjatė bashkėbisedimeve tė dyja palėt e humbėn gjakftohtėsinė dhe si pasojė, kur po ktheheshin nė vendin e tyre, njėri nga tė dėrguarit u vra. Ky incident qe njė casus belli i pėrsosur pėr tė nisur pushtimin e Ilirisė.

Nė jug Berati mbi brigjet e lumit Osum ka tėrhequr bashkė me Krujėn adhurimin e vizitorėve piktorė. Qyteti ngrihet mbi faqet e dy maleve dhe emri i sotėm i tij ėshtė njė shndėrrim i Beligrad (Qyteti i bukur), qė ia dhanė pushtuesit serbė mė 1345. Berati u qėndroi sulmeve turke pėr shumė vite, por mė nė fund ra mė 1450. Nė pėrpjekjen qė bėri pėr ta rifituar, Skėnderbeu pėsoi humbjen mė tė rėndė nė karrierėn e vet. Nėn zotėrit e huaj Berati u bė kryeqyteti i Toskėrisė ose i Shqipėrisė Jugore. Ėshtė mjaft interesante qė Berati ka qenė vendlindja e Ptoleme Lagosit, birit jashtė martese tė Filipit tė Maqedonisė dhe themeluesit tė dinastisė ptolemike nė Egjypt, qė zė fill pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh dhe vijoi deri me vdekjen e Kleopatrės.

Megjithatė, mė nė jug ka njė qendėr tjetėr, qė pretendon titullin e qytetit mė tėrheqės tė Shqipėrisė. E kam fjalėn pėr Gjirokastrėn (qė njihet edhe me emrin Gjinokastėr dhe Argjirokastro). Njė udhėtar anglez dhe gruaja e tij piktore, qė kanė shkruar sė bashku, japin kėtė pėrshkrim tė saj:

"Pasi vizituam Tiranėn, Elbasanin, Pogradecin, Korēėn dhe Shkodrėn, pasi kishim parė shumė qytete jugosllave, na doli Gjirokastra me njė madhėshti tė habitshme dhe me njė veēanti krejt tė shquar. Nuk besoj se mund tė ketė tjetėr qytet nė botė krejt tė ngjashėm me Gjirokastrėn. Ajo ka pjesė tė elementeve tė njė vendi pėrrallash, tė njė vendi pėrrallash tė konsumuara e tė ndotur, por qė ka parė ditė mė tė mira. Tiparet mė tė magjishme tė qytetit janė nė lagjet e banimit tė Gjirokastrės. Mbi tė gjitha kėto faqe kodrinore tė pjerrėta qė ngrihen si kulla, janė ndėrtuar shtėpi trikatėshe, me dhjetė dritare tė renditura nė faqen ballore, me krahėt tė dalė pėrpara, me ēardakė ndėrmjet, me strehė kaq tė gjera, saqė mbėshteten me shtylla tė lehta dhe ēdo shtėpi ėshtė e rrethuar nga oborri me avlli. Katet e sipėrme tė shumė prej kėtyre banesave janė tė pikturuara me luanė stemash, me peizazhe dekorative, lule ose zbukurime; shtyllat e shumta tė holla tė ēardakėve janė tė gdhendura, tavanet e hajateve janė tė praruara e tė pikturuara e po ashtu janė edhe harqet e parmakėt, ndėrsa pakujdesia gjatė viteve u ka hedhur sipėr hijen e moshės e tė rrėnimit tė shpejtė. Kėshtu mund tė keni njėfarė pėrfytyrimi tė kėtij qyteti kureshtar. Nė majė tė njė bregoreje prej dheu, nė njė largėsi tė vogėl mbi shpatet e zhveshura tė maleve ėshtė mbėrthyer ēuditėrisht e vetmuar, meqė ėshtė plotėsisht e shkėputur nga qyteti, njė teqe e bardhė e sektit tė bektashinjve, me disa qiparisa romantikė nga prapa".1

Gjirokastra, e ndėrtuar mbi rrėnojat e qytetit tė lashtė romak Hadrianopoli, thuhet se ėshtė themeluar nė shekullin e katėrmbėdhjetė nga Gjin Bue Shpata, njė luftėtar i vendosur pėr kombėsinė shqiptare. Ėshtė mjaft domethėnės qė ky qytet shquhet bashkė me Korēėn, sepse ka qenė nė vitet e fundit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė nė krye tė lėvizjes kombėtare moderne.

Korēa nė Shqipėrinė e Jugut ėshtė qyteti mė i pėrparuar nga ana kulturore nė vend dhe vėshtrohet si djepi i lėvizjes kombėtare shqiptare tė kohės sė re. Korēa ėshtė njė qytet relativisht i ri. Nė kohėn e luftėrave tė Skėnderbeut me turqit Korēa nuk ekzistonte. Rreth vitit 1487 ajo nuk kishte mė shumė se pesė deri pesėmbėdhjetė shtėpi dhe pėr kėtė arsye thirrej Pesė Shtėpitė. Qyteti doli nė pah nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, kur bijtė e Korēės emigruan nė vendet fqinjė: nė Rumani, Bullgari, Greqi dhe Egjipt. Mė 1881 disa prej tyre qenė nga kryesorėt pėr themelimin e shoqėrisė sė parė shqiptare "Drita" nė Bukuresht, Rumani, ku u botuan libra qė vinin fshehurazi nė Korēė. Kėtu u lejua tė hapej pėr njė kohė tė shkurtėr, mė 1886, e para shkollė nė gjuhėn shqipe. Ky qytet u zgjodh edhe pėr ngritjen e Shkollės Misionare Amerikane nėn mbrojtjen e flamurit amerikan, ku jepej gjuha shqipe. Pėr shumė vjet nėn Perandorinė Osmane Korēa ka qenė njė qendėr tregtare pėr njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė Jugore, veēanėrisht pėr krahinėn e Devollit, sepse kishte lidhje me portin e Selanikut, ku merreshin mallrat industriale nga Evropa Perėndimore. Pas Luftės Ballkanike tė vitit 1912, kur Selaniku iu lėshua Greqisė, ra edhe rėndėsia e Korēės si qendėr tregtare. Gjithashtu nė Korēė gjatė Luftės Botėrore, si rrjedhim i pushtimit francez, u ngrit njė Lice francez, nxėnėsit e tė cilit pas mbarimit tė shkollės mund tė pranoheshin lirisht nė universitetet e Francės. Megjithatė, pas pushtimit italian mė 1939 gjuha frėnge u zėvendėsua nga italishtja.

Vlora, porti i dytė mė i mirė i Shqipėrisė, i lakmuar fort nga Italia qė nė kohėt e Romės sė lashtė, ėshtė historikisht nga ēdo anė qyteti mė i rėndėsishėm i vendit, sepse kėtu mė 28 nėntor 1912, biri i kėtij qyteti, plaku Ismail Qemali shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė me pėrpikėri katėrqind e gjashtėdhjetė e nėntė vjet pasi Skėnderbeu i pavdekshėm u zgjodh princ i Shqipėrisė mė 1443. Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė orė katėr pasdite pėrpara dyzet e shtatė delegatėve, qė kishin ardhur si pėrfaqėsues nga tė gjitha viset e Shqipėrisė dhe flamuri i Skėnderbeut u shpalos pas afėr pesė shekujsh tė tiranisė turke. Vlora ėshtė e njohur pėr minierat e bitumit, qė janė shfrytėzuar qysh nga koha e romakėve dhe e venedikasve. Mė 1875 minierat i kaluan njė kompanie angleze, mė vonė i mori njė koncern francez dhe mė pas, me pėrpikėri mė 1922, iu shitėn njė firme italiane. Mė 15 dhjetor 1914 Italia e pushtoi Vlorėn, por u detyrua nga lufta e popullit shqiptar qė ta zbrazte mė 17 gusht 1920, ndonėse mbajti ishullin e Sazanit qė mbron qytetin.1


1 Kjo etimologji ėshtė propozuar pėr herė tė parė nga i ndjeri profesor Gustav Majer, njė gjuhėtar i shquar gjerman dhe autoritet i mirėnjohur pėr gjuhėn shqipe.
1 Paul, Edmonds, To the Land of the Eagle, Londėr 1927, f.4.
1 Shėnim i botuesit: Lexuesi ėshtė mirė tė mbajė mend se kur flet pėr Luftėn Botėrore, Konica ka parasysh Luftėn e Parė, meqė librin e kishte shkruar para vitit 1939.
2 Shėnim i botuesit: Qė nga Lufta e Dytė Botėrore ka pasur njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė rrugėve, duke pėrfshirė njė hekurudhė prej 130 kilometrash tė pėrfunduar mė 1951, qė lidh Durrėsin me Tiranėn dhe Elbasanin. Ėshtė interesante qė kjo hekurudhė ndjek me pėrpikėri rrugėn e vjetėr romake Egnatia.
1 Herbert Louis, Albanien, Shtutgart, 1927, f.35.
1 J.C.Hobhouse, Ajourney Through Albania, Londėr, 1813, vėll. I, f.137.
1 M.Edith Durham, Twenty Years of Balkan Tangle, Londėr, 1920, f.124.
1 Paul Edmonds, vep. e cituar f.78.
1 Hobhouse, vep. e cituar, f.138.
1 M.E.Durham, The Burden of the Balkans, Londėr, 1905, f.217.
1 Jan Gordon dhe Cora Gordon, Two Vagabonds in Albania, Londėr, 1927, f.152.
1 Shėnimi botuesit: Ishulli i Sazanit iu rikthye Shqipėrisė me Traktatin e Paqes mė 1946.

Materiali u postua nga Linda

(Komentoni shkrimin)